LAJMI I FUNDIT:

Arta Mero vjen me një rrëfim ndryshe në emisionin Rose

Arta Mero vjen me një rrëfim ndryshe në emisionin Rose

Emër i njohur në botën akademike shqiptare, mirëpo në Rose vjen me një rrëfim ndryshe nga herët e kaluara.

Profesoresha universitare, Arta Mero në rrefimin e saj tregon shumëçka nga jeta e saj profesionale e personale, nga lufta e saj për të drejtat e grave e deri tek temat më shpirtërore e personale.


Si juriste, Artën gjithmonë e gjejmë duke ligjëruar për studentët e saj, ndaj ajo mes tjerash thotë se edhe në biseda të zakonshme me studentë i këshillon të njejtët që të luftojnë për ëndrrat e tyre dhe të mos dorëzohen në rrugën drejt suksesit.

“Nëse do më duhej t’i ndaja si cilësi do të ia kisha atribu vetes këmbëngulësinë dhe përkushtimin. Nuk them se nuk ka pasur edhe momente të vështira, mirëpo këto momente nuk është se më kanë dëshpëruar, përkundrazi më kanë shtyrë të punoj më tepër. Edhe me të rinjt kur bisedoj ju them se asnjëherë nuk duhet hequr dorë nga qëllimi që i keni vënë vetes, sepse edhe sado që të vonohen ato të arritura, kur e dini që i fitoni me meritokraci, e kanë një kënaqësi të pakrahasuar”, tha Arta.

Profesoresha thotë se duhet punuar ende që ligjet për trashëgimi të drejtë tek gratë të gjejnë implementimin e duhur dhe të ndryshohet mentaliteti shoqëror për qasjen pronësore ndaj vajzave.

“Absolutisht që po. Unë gjithmonë them që kemi ligje shumë të mira, bukur të shkruara, mirëpo implementimi i atyre ligjeve po has në pengesa. Veçanarisht se sa fëmijët janë të qasur në të drejtat familjare, e poashtu edhe në pjesën e trashëgimisë pronësore. Mirëpo ka luajtur rol mund të themi edhe mentaliteti jonë, ndërtimi i mendimit që gratë tona mos të kërkojnë atë që ju takon”, deklaroi Arta.

Një rrëfim për të mos u humbur e për ta shijuar çdo sekond të tij. Intervistën e plotë me profesoreshën Arta mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur.

Ky emision mundësohet nga Porsche, Nasa Term, Sirena, Ama Caffe, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/