LAJMI I FUNDIT:

Arta Bajrami kritikon institucionet: Nuk ka ditë që nuk më shkruajnë gra me fëmijë për ndihmë financiare, deri kur do të bëjë diçka shteti?

Arta Bajrami kritikon institucionet: Nuk ka ditë që nuk më shkruajnë gra me fëmijë për ndihmë financiare, deri kur do të bëjë diçka shteti?
Foto: Arta Bajrami/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Që në vitet 2000 kur solli për herë të parë zhanrin RnB në Kosovë e deri më tash, ajo vazhdon të jetë non-stop aktive, duke publikuar këngë të shumta të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e saj.


Arta është mjaft e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat është gjithashtu shpesh aktive.

Foto: Arta Bajrami/Instagram

Këngëtarja e njohur së fundmi ndau me ndjekësit e saj në Instagram një shqetësim, i cili gjithnjë e më shumë po shpeshtohet ditëve të fundit.

Në një shkrim të gjatë të publikuar në InstaStory, Arta ka treguar se si vazhdimisht merr thirrje dhe mesazhe nga gra nevojtare me fëmijë për ndihmë financiare.

Foto: Arta Bajrami/Instagram

Me këtë rast, këngëtarja ka kritikuar institucionet shtetërore, duke pyetur se deri kur do të vazhdojnë gratë e tilla të mos marrin shtesa dhe ndihma financiare nga shteti.

“Nuk ka ditë që nuk më shkruajnë apo thërrasin në telefon gra (shpesh gra të veja) me fëmijë të vegjël të cilat nuk kanë mundësi të punojnë, sepse nuk gjejnë punë ose sepse kanë shumë fëmijë për tu kujdesur dhe nuk munden të punojnë. Këto gra më drejtohen mua për tu ofruar ndihmë financiare sepse nuk kanë as bukë për ti ushqyer fëmijët e tyre. Kur do të themelohen fonde shtetërore që do ti mbështesin këto gra? Ku janë shtesat që prindërit duhet ti marrin për çdo fëmijë? Këto gra po e ndihmojnë shtetin duke shtuar natalitetin, ata fëmijë nesër do jenë fuqia punëtore e këtij shteti. kur do ti përkrah shteti këto familje, kur do të ketë një adresë ku mund të drejtohen këto gra?”, ka shkruar Arta Bajrami në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori