LAJMI I FUNDIT:

Arsyet se përse divorci është opsion më i mirë sesa martesa e keqe

Arsyet se përse divorci është opsion më i mirë sesa martesa e keqe

Kur martohemi, ne absolutisht jemi të sigurt se kemi arritur ta gjejmë personin e duhur.

Por, fatkeqësisht, statistikat tregojnë rezultate tjera – një pjesë shumë e madhe e martesave përfundojnë me divorc, transmeton Telegrafi.


Dhe pavarësisht se ndonjëherë është e vështirë ta pranoni se nuk jeni të lumtur në martesë, ju nuk duhet të zemëroheni sepse ka shumë gjëra të mira që divorci mund t’ju sjell në jetë.

Më poshtë i keni disa arsye se përse divorci është opsion më i mirë sesa martesa e keqe.

Ju do të keni shans më të mirë për ta gjetur personin e duhur

Kur martoheni, ju përpiqeni të qëndroni pak më larg gjinisë së kundërt në mënyrë që mos ta bëni partnerin të ndihet xheloz.

Në këtë mënyrë, juve ju humbasin shumë mundësi dhe njerëz të mahnitshëm me të cilët mund të shoqëroheni.

Kjo nuk është gjë e keqe kur jeni e lumtur në martesë.

Por, nëse ndjeheni se martesa është duke ju ngulfatur, atëherë divorci mund t’ju ndihmojë ta pastroni rrugën për ta takuar partnerin e duhur në të ardhmen.

Pas një martese të pasuksesshme, ju keni shumë eksperiencë që mund t’jua hapin dyert për të rënë prapë në dashuri dhe për ta gjetur personin e duhur me të cilin mund ta kaloni pjesën e mbetur të jetës.

Energjinë mund ta përkushtoni për t’u rritur personalisht

Nëse qëndroni në martesë të pashëndetshme për një kohë të gjatë, atëherë mirëqenia juaj emocionale do të jetë gjithmonë e rrezikuar.

Kjo gjë edhe mund t’jua jep ndjenjën se keni filluar ta humbni vetveten.

A i mbani mend hobit e vjetra ose gjërat që i keni bërë e ju kanë sjell kënaqësi në të kaluarën?

A jua mbështet partnerin vendimet dhe pikëpamjet? A e shijoni jetën në moment?

Nëse përgjigja jo, atëherë është koha t’i bëni disa ndryshime në jetën personale.

Siç duket, martesa e keqe mund të jetë ajo çfarë ju ndalon t’i bëni gjërat që dëshironi apo q i meritoni.

Prandaj, pas divorcit, më në fund ju mund ta përkushtoni tërë energjinë në aspekte më të rëndësishme të jetës personale.

Do të ndiheni më e lumtur pas divorcit

Kur largoheni nga një martesë e keqe, ju mund ta humbni bashkëshortin, por në vend të tij mund ta fitoni lumturinë.

Jeta është shumë e shkurtë për ta shpenzuar në lidhje të pashëndetshme dhe në njerëz toksikë.

Shëndeti përmirësohet

Shumica e njerëzve besojnë se martesa e përmirëson shëndetin, por kjo nuk funksionin në rastet e martesave të këqija.

Martesat e këqija vetëm sa jua dëmtojnë shëndetin, prandaj edhe ju do të keni benefite nëse ndaheni. /Telegrafi/