LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja shqetësuese përse thonjtë ju janë të verdhë fshihet edhe në palestrën tuaj

Arsyeja shqetësuese përse thonjtë ju janë të verdhë fshihet edhe në palestrën tuaj

Fjala është për shputën e atletit, përkatësisht shputën sportive (lat.: tinea pedis)

Thonj të verdhë zakonisht kanë ata, të cilët ushtrojnë rregullisht në palestër, ndërsa me rastin e ecjes në zhveshtore dhe banjë nuk përdorin shapka.

Pos palestrës, infeksionit kërpudhor i përshtatet edhe ecja këmbëzbathur nëpër banjë dhe në vendet me lagështi të madhe, ku grumbullohet një numër i madh njerëzish.

Fjalën e kemi për banjat publike, pishinat dhe saunat, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, nuk duhet harruar as mbathjet e mbyllura sportive me djersitje të shtuar të këmbëve, gjë që gjithashtu i përshtatet zhvillimit të infeksioneve.

Ato mund të ndryshojnë ngjyrën e thonjve tuaj, në të verdhë apo të gjelbër dhe t’i bëjë të lëndueshëm lehtë. Përhapja e sëmundjes në Evropë arrin 20 për qind dhe është më e zakonshme tek anëtarët e seksit të fortë.

Simptomat e para të shputës sportive përfshijnë lëkurën e thatë, e cila qërohet, më së shpeshti midis gishtave të këmbëve dhe në shputa. Nëse nuk shërohet, mund të shfaqen skuqje, kruajtje, djegie apo edhe plagë.

Nëse i vëreni gjërat e këtilla, më e mira që mund ta bëni është të kërkoni ndihmën e mjekut tuaj.

Thonjtë e verdhë mund të tregojnë edhe mungesë vitaminash, posaçërisht vitaminës B12 dhe zinkut, por mund të jenë edhe të trashëguar.

Gjithashtu thonjtë e verdhë shfaqen edhe për shkak të disa çrregullimeve shëndetësore, siç janë sëmundja e mëlçisë, sëmundja e mushkërive, diabeti dhe sëmundja e veshkave, andaj mos i injoroni ndryshimet e këtilla, për të mirën tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori