LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja e lotëve të Alisson dhe dedikimi i golit të fitores

Arsyeja e lotëve të Alisson dhe dedikimi i golit të fitores
(Foto: Screenshot/Twitter/B/R/Football)

Alisson Becker ishte vendimtar në fitoren e Liverpoolit ndaj West Bromwich Albion duke shënuar golin e fitores në mbyllje të takimit.

Portieri i Redsave nuk i mbajti lotët pasi gjyqtari dha shenjë për përfundimin e sfidës që do i mban gjallë shpresat e ekipit të Jurgen Klopp për një vend të Ligën e Kampionëve.


Braziliani ka treguar për Sky Sports arsyen pse qau dhe kujt ia dedikoi golin e fitores.

Alisson nuk mund t’i fshihte emocionet për golin që ia solli tre pikë Liverpoolit – ai dhe Klopp pas ndeshjes shkëmbyen disa fjalë
Lexo po ashtu Alisson nuk mund t’i fshihte emocionet për golin që ia solli tre pikë Liverpoolit – ai dhe Klopp pas ndeshjes shkëmbyen disa fjalë

“Në muajin e fundit jam shumë i ndjeshëm, për gjithçka që më ka ndodhur mua dhe familjes time”.

“Mirëpo, futbolli është jeta ime. Kam luajtur me babanë tim prej se jam në mend të mia. Shpresoj që ai të kishte qenë këtu për ta parë, jam i sigurt se ai po feston me Zotin në krah”, ka thënë 28-vjeçari.

Babai i Alisson humbi jetën para tre muajsh duke u mbytur në një liqen pranë rançit të tij në Brazil, ndërsa futbollisti nuk mori pjesë në varrimin e tij për shkak të kufizimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte

Premier League
Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori