“Arsye s’kam”, klip i ri nga Vali Kuqi (Video)

Vali e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa Kledi Bahiti është marrë me orkestrimin.
Teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi, kurse videoklipi i është besuar produksionit Asha.
“Arsye s’kam” është kënga e parë që krijohet nga vet Vali, i cili është edhe pjesë e Akademisë së Arteve në Tiranë, dega kompozicion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/11/2013






















































