LAJMI I FUNDIT:

Arsovska: Ura “Bellasica” në Shkup mund të lëshohet pjesërisht për qarkullim, por nuk duam të rrezikojmë

Arsovska: Ura “Bellasica” në Shkup mund të lëshohet pjesërisht për qarkullim, por nuk duam të rrezikojmë

Rezultatet fillestare të ekspertizës kanë treguar që ura Bellasica në Shkup mund të lëshohet për këmbësorët, çiklistët por edhe nga një korsi për makinat. Kështu deklaroi kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ajo shton se siguria e qytetarëve është në rend të parë prandaj nuk do të nguten që ta lëshojnë për komunikacion urën në fjalë.

Momentalisht është duke u zhvilluar ekspertizë e cila pritet të përfundojë brenda 20 ditëve dhe më pas do të dihet se a duhet sanuar e njëjta dhe për sa kohë do të jetë e mbyllur për qytetarët.


“Ajo që e kemi nga ekspertët nga analizat fillestare është se mund të lëshohet për këmbësorë, çiklistë dhe dy korsi për vozitje në nga një drejtim menjëherë, mirëpo po presim që të kemi informacionet precise dhe të sakta dhe më pas nëse duhet ndonjë sanim i vogël dhe nëse duhet ndonjë rikonstruim do të bëhet dhe do të lëshohet në përdorim”, deklaroi Danella Arsovska.

Ndonëse ka kaluar një muaj që kur kjo urë u kaplua nga flakët, shkaqet dhe fajtori ende nuk dihen. E para e Shkupit apeloi te organet e rendit që të veprojnë më shpejtë në kapjen e fajtorëve dhe sanksionimin e tyre.

“Vetë institucionet duhet të veprojnë në drejtim të gjetjes së fajtorëve dhe të sanksionohen sepse përsëri pas shtatë ditëve kishim një rast të tillë, një tentativë për të shkaktuar fatkeqësi. Është patjetër në interest ë qytetarëve të gjitha institucionet relevante, para së gjithash MPB të merr masa për keqbërësit, një herë të kapen e më pas të sanksionohen”, tha Danella Arsovska.

Ndryshe, mbyllja e urës Bellasica e cila lidh Stacionin hekurudhor dhe QT East Gate Mall po shkakton kaos të madh në komunikacion.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori