LAJMI I FUNDIT:

Arsene Wenger zbulon se si Karim Benzema ka arritur të behët një nga më të mirët në botë

Arsene Wenger zbulon se si Karim Benzema ka arritur të behët një nga më të mirët në botë

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur për beIN SPORTS  pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Real Madrid dhe Manchester City, duke e vlerësuar inteligjencën e lojës së Karim Benzema si dhe përmirësimet e tij në aspektin fizik.

Sulmuesi francez shënoi në kohën shtesë për fitoren e madrilenëve dhe për t’i dërguar në finale.


“Unë do të thoja se ai është një demonstrim i inteligjencës dhe efikasitetit. Çdo gjë që ai bën është inteligjente dhe duket e thjeshtë. Kur e shoh duke luajtur, mendoj se mund të bëj të njëjtën gjë. Ai e nuhat ritmin e lojës si askush tjetër ”, ka thënë Wenger.

Wenger vazhdoi të nxjerrë në pah tendencën e përmirësimit të sulmuesit ndërsa kalojnë në të tridhjetat.

“Është diçka interesante që po shohim tani në të gjithë Evropën: sulmuesit më të vjetër janë më efikas. Robert Lewandowski (33), Benzema, Zlatan Ibrahimović (40), ata po shënojnë gola në moshën 35 dhe 40. Sulmuesit më të mirë në Evropë janë të gjithë mbi 30 vjeç. Ata përdorin çdo gabim të kundërshtarit”.

“Benzema, do të thosha, deri në moshën 30-vjeçare kishte dy ose tre kilogramë më shumë. Tani ai është një atlet i vërtetë dhe kjo është arsyeja pse sot, sigurisht është një nga dy ose tre sulmuesit më të mirë në botë”, deklaroi trajneri francez.

Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në finale në Parc des Princes më 28 maj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori