LAJMI I FUNDIT:

Arsenali vendos në shitje tre yje për të financuar blerjen e Rice

Arsenali vendos në shitje tre yje për të financuar blerjen e Rice

Eddie Nketiah është në mesin e tre yjeve të Arsenalit që mund të shiten këtë verë në mes të ndjekjes së klubit për mesfushorin e West Ham United, Declan Rice.

Të martën Arsenali pa një ofertë të dytë për objektivin e tyre numër 1 të verës, Rice, të refuzuar nga West Ham.


Oferta e fundit thuhet se paraqiste një tarifë prej 75 milionë funtesh, plus bonuse me vlerë 15 milionë funte, të cilat Çekanët nuk i konsideronin si të arritshme.

West Ham pritet ta refuzojë edhe ofertën e dytë të Arsenalit për Declan Rice
Lexo po ashtu West Ham pritet ta refuzojë edhe ofertën e dytë të Arsenalit për Declan Rice

Sipas Independent, West Ham po këmbëngul se vlera totale e ofertës së Arsenalit për Rice duhet të përmbushë vlerësimin e tyre prej 100 milionë funtesh apo rreth 120 milionë euro.

Topçinjtë thuhet se do të bëjnë një ofertë tjetër për reprezentuesin anglez dhe ndjenja është se ata po i afrohen një marrëveshjeje, me Mikel Arteta që shpreson të përfundojë nënshkrimin përpara turneut veror para-sezonal të skuadrës së tij.

Manchester City thuhet gjithashtu se është i interesuar për Rice, nëse Ilkay Gundoaan nuk nënshkruan një marrëveshje të re, ndërsa Chelsea thuhet se po monitoron situatën.

Me Arteta që shpreson të bëjë disa ndryshime në skuadrën e tyre, ka të ngjarë të ketë disa largime nëse ata nënshkruajnë me Rice.

Sipas Independent, Arteta mund të shpenzojë mbi 200 milionë funte këtë verë pasi klubi synon Rice, Kai Havertz të Chelsea, Romeo Lavia të Southampton dhe Jurrien Timber të Ajax.

Te Arsenali janë 'shumë të sigurt' që do t'i mbyllin dy marrëveshjet kyçe për këtë afat kalimtar
Lexo po ashtu Te Arsenali janë 'shumë të sigurt' që do t'i mbyllin dy marrëveshjet kyçe për këtë afat kalimtar

Nga ana tjetër, Arsenali ka të ngjarë ta kompensojë atë shpenzim me tri shitje, pasi klubi është i përgatitur të dëgjojë oferta për lojtarë si Kieran Tierney, Thomas Partey dhe më pas njërin nga Nketiah dhe Folarin Balogun.

Ndërsa largimi i Balogun do të ishte si një befasi e vogël për tifozët e Arsenalit, largimi i Nketiah do të vërehej më shumë, duke qenë se sulmuesi u tregua i besueshëm për Gabriel Jesus këtë sezon.

Nëse Rice bashkohet me Topçinjtë, anglezi do të bëhej nënshkrimi rekord i klubit, duke mposhtur 84 milionë eurot që Arsenali pagoi për Nicolas Pepe në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori