Arsenali ndryshe vitin e ardhshëm

Por, skuadra e Arsene Wenger ka filluar planet për stinorin e ri ku synon të futet në garë për ta rrëmbyer pozitën e parë në kampionatin anglez.
Sipas medieve angleze, në portë Wenger synon transferimin e Peter Cech, i cili mund t’i japë siguri, ndërsa në mbrojtje mendon për njërin mes Hummels dhe Subotiq, por nuk përjashtohet edhe austriaku i Dynamo Kiev, Aleksander Dragoviq.
Në mesfushë Wenger ka dëshirë francezin e Southamptonit, Morgan Schneiderlin, i cili kushton rreth 25 milionë euro.
Ndërkohë për fazën e sulmit emri më i lakuar është ai i Jackson Martinez, por në rast dështimit të kolumbianit atëherë synohet belgu Christan Benteke.
Të gjithë këta transferime londinezëve priten ti kushtojnë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































