LAJMI I FUNDIT:

Arsenali mendon transferimin e James Rodriguezit

Arsenali mendon transferimin e James Rodriguezit

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez ka përfunduar në radarin e klubit anglez, Arsenalit.

Mesfushori kolumbian me tipare sulmuese ka mbetur mbrapa në hierarkinë e zgjedhjeve në formacionin e Zinedine Zidane.


Situata e tij ka bërë që James të mendojë largimin nga Bernabeu dhe pritet të tërheqë interesim të madh gjatë afatit dimëror.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez planifikon të ofrojë dy lojtarë dhe para për Pogban
Lexo po ashtu Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez planifikon të ofrojë dy lojtarë dhe para për Pogban

Sipas mediumit El Desmarque, Arsenali është i gatshëm të hedhë gjithçka për një marrëveshje të janarit me yllin e Real Madridit.

Megjithatë, transferimi i kolumbianit nuk do të jetë i lehtë pasi shumë klube kanë shprehur interesim për të.

Manchester United dhe Ëolves në Ligën Premier, dhe Napoli e Juventusi në Serie A janë klubet që gjithashtu e duan Rodriguezin. /Telegrafi/