LAJMI I FUNDIT:

Arsenali mendon për Turanin

Arsenali mendon për Turanin
Arda Turan

Klubi londinez ka nisur punën për t’u përforcuar për sezonin tjetër.

Arsenali nuk mund t’ia lejojë vetes edhe një sezon të dështuar si ai i shkuari, duke mos arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.


Për këtë arsye Arsene Wenger dëshiron ta përforcojë skuadrën, që stinorin tjetër Arsenali të shfaqë një fytyrë tjetër.

Objektivi i parë është Arda Turan i cili nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës.

Klubi katalanas ia ka bërë të qartë diçka të tillë mesfushorit turk, i cili ka përfunduar në shënjestrën e Arsenalit.

Wenger është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për ta transferuar në Emirates Stadium, Ardan. /Telegrafi/