LAJMI I FUNDIT:

Arsenali heq dorë nga Mbappe, synojnë dy talent tjerë francez

Arsenali heq dorë nga Mbappe, synojnë dy talent tjerë francez

Arsenali ka dal jashtë garës për të nënshkruar me talentin francez të Monacos, Kylian Mbappe, ndërsa do të synoj objektiva tjera këtë afat kalimtar.

Emri i Mbappes ka qenë shumë i nxehtë këtë muaj, me shumë skuadra të mëdha evropiane që janë vënë pas shërbimeve të tij.


Agjentët e njohur Raiola dhe Mendes i bëjnë presion Mbappes, por francezi i refuzon!
Lexo po ashtu Agjentët e njohur Raiola dhe Mendes i bëjnë presion Mbappes, por francezi i refuzon!

Ndër to është edhe gjiganti anglez, Arsenali, me trajnerin Arsene Wenger që ishte i etur për ta sjell talentin bashkëkombës të tij në Emirates.

Megjithatë, sipas mediumit Mail Online, Arsenali ka dal jashtë garës për të nënshkruar me yllin e Monacos, Mbappe.

Arsenali siguron Lemarin, thyen rekord botëror për Mbappen
Lexo po ashtu Arsenali siguron Lemarin, thyen rekord botëror për Mbappen

Sipas këtij mediumi, Topçinjtë do të synojnë objektiva tjera, po ashtu në Ligue 1, ku do ta kthejë vëmendjen e plotë ndaj sulmuesve Alexandre Lacazette dhe Thomas Lemar.

Adoleshenti ishte prioriteti kryesor i Arsene Wenger, por me interesin e madh nga klubet më të mira të Evropës, Gunners kanë pranuar se ai mund të jetë jashtë mundësive të tyre. /Telegrafi/