LAJMI I FUNDIT:

Arsenali fiton në fund dramën me Burnleyn (Video)

Arsenali fiton në fund dramën me Burnleyn (Video)

Arsenali ka fituar në fund 1-0  në udhëtim te Burnley.

Skuadra ku bëjnë pjesë dy futbollistë shqiptar, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka kanë fituar edhe ndeshjen e pestë radhazi të Ligës Premier ndaj Burlney.


Kjo pasi, kanë fituar në fund me golin e Laurent Koscielnyt në udhëtim te Burnley, në takimin e vlefshëm për javën e shtatë ta kampionatin anglez, dhe kështu iu kanë afruar liderit Manchester Cityt në vetëm dy pikë.

mustasfi

Pjesa e parë e takimit ishte foli në të mirë të Arsenalit sa i përket posedimit të topit dhe rasteve të krijuara, por dështuan të gjejnë rrugën e golit.

Megjithatë, rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi skuadrës vendase, që provuan të shënojnë me anë të sulmuesit të tyre kryesor, Sam Vokes, i cili provoi në minutën e 38-të, por nuk arriti të shënoj.

ozil

Edhe pjesa e dytë e takimit foli në të mirë të skuadrës së Arsene Wenger, që provuan disa herë të gjejnë golin e epërsisë.

‘Topçinjtë’ provuan disa herë të shënojnë me anë të Alexis Sanches (50’, 74’), por në të dy rastet kiliani ishte i pasaktë.

arsenal

Ndërsa, Burlney provoi me anë të Johann Gudmundsson (60’) dhe Michael Keane (75), por iu mohua goli nga portieri Petr Cech.

Kur pritet që ndeshja do të përfundonte atëherë u shfaq mbrojtësi francez, Laurent Koscielny, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e tretë të lojës shtesë, duke ia siguruar fitores skuadrës së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori