Arsenali arrin marrëveshje me yllin brazilian – zyrtarizimi i tij vetëm çështje kohe


Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje për kushtet personale me mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes, përpara një transferimi të mundshëm gjatë kësaj vere.
"Topçinjtë" janë në kërkim të një mesfushori të ri për të forcuar repartin qendror, në mënyrë që të mbështesë Declan Rice dhe Martin Zubimendin, pasi ky i fundit shfaqi shenja lodhjeje në fund të sezonit.
Emri i Guimaraes ka qenë vazhdimisht në qendër të spekulimeve këtë verë, ndërsa gazetari i njohur i The Athletic, David Ornstein, raportoi të mërkurën se braziliani e ka njoftuar tashmë Neëcastle United se dëshiron të largohet nga "St James' Park" për t'iu bashkuar Arsenalit.
Ndërkohë, gazetari italian Nicolo Schira pretendon se Guimaraes ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin londinez, i cili po vazhdon negociatat për finalizimin e transferimit.
Le milieu brésilien de Newcastle Bruno Guimaraes d'accord sur un contrat de 5 ans avec Arsenal
➡️ https://t.co/DNHVoHWcLP pic.twitter.com/0wMl0d9383
— L'Équipe (@lequipe) July 9, 2026
Sipas mediumit brazilian UOL, Arsenali është duke përgatitur atë që konsiderohet si oferta përfundimtare, me vlerë rreth 84 milionë euro.
Raporti thekson se bisedimet mes dy klubeve kanë zgjatur për më shumë se një muaj, ndërsa Arsenali deri tani ka bërë dy oferta zyrtare.
Oferta e parë ishte me vlerë 64 milionë euro, ndërsa e dyta arriti në 76 milionë euro, por të dyja janë refuzuar nga Neëcastle United.
Tashmë, klubi londinez pritet të bëjë një përpjekje të fundit me një ofertë prej 84 milionë eurosh, me shpresën se do ta bindë Neëcastle të lejojë largimin e njërit prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm./Telegrafi/









































