LAJMI I FUNDIT:

Arritjet historike të Ballkanit e lartësojnë futbollin e Kosovës në renditjen e UEFA-s, vazhdon rënia e Shqipërisë

Arritjet historike të Ballkanit e lartësojnë futbollin e Kosovës në renditjen e UEFA-s, vazhdon rënia e Shqipërisë

Futbolli i Kosovës po vazhdon të ngjitet në ranglistën e UEFA-s për ligat më të mira në Evropë.

Liga kryesore e vendit tonë duhet t’i falënderohet Ballkanit për këtë ngjitje të vazhdueshme, pasi ecuria e tyre në Ligën e Konferencës ka sjell rezultate pozitive në të gjitha aspektet.

UEFA Calculator” ka sjell renditjet e fundit të të gjitha ligave, derisa Albi Mall Superliga e Kosovës renditet si e 33-ta në Evropë.

Fillimisht, futbolli ynë ishte në vendin e 36-të, më pas në të 34-in, duke u ngjitur më pas për një pozitë më lartë.

Ballkani ia doli të shkonte deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe sipas UEFA-s është klubi më i mirë në vendin tonë.

Një ecuri e keqe ishte për Llapin, derisa shtëpia e futbollit evropian e ka vlerësua si më të dobëtin në aspektin e garave evropiane.

Përveç Ballkanit, Drita ia doli po ashtu që të kalonte një raund në garën më të re të UEFA-s, por ishte e pa fat – pasi u përball me një kundërshtar të fortë si Antwerp.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Gjilani dhe Llapi u eliminuan në raundin e parë të Ligës së Konferencës, duke e lënë skuadrën nga Suhareka të garonte e vetme nga futbolli kosovar në këtë kompeticion.

Vlen të cekte se Shqipëria po vazhdon të ketë rënie në renditjen e UEFA-s, pasi aktualisht pozicionohet në vendin e 49-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori