LAJMI I FUNDIT:

Arritje historike, rekorde – Messi e merr në duar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë

Arritje historike, rekorde – Messi e merr në duar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë

Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë, që është një arritje historike dhe në të njëjtën kohë një rekord.

Asnjë lojtar në histori të futbollit nuk ka arritur të fitojë kaq herë çmimin më të madh individual.


Argjentinas ia doli të mposhte Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen për të fituar çmimin prestigjioz.

Sot ceremonia e Topit të Artë – Kush do ta fitojë?
Lexo po ashtu Sot ceremonia e Topit të Artë – Kush do ta fitojë?

Argjentinasi e kompletoi futbollin e tij në Katar kur udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës, ndërsa gjithashtu shënoi shtatë gola dhe u shpall lojtari i turneut në pesë përballje.

2) Erling Haaland

Sulmuesi norvegjez pati sezonin më të mirë debutues që kemi parë në Evropë për një kohë të gjatë. Haaland shënoi 52 gola në 53 ndeshje për Manchester Cityn. Golat e tij ndihmuan Citizens të fitonin tripletën. Nëse Messi nuk do t’i mposhte të gjithë në Kupën e Botës, Haaland do të ishte fituesi i qartë i çmimit këtë vit.

Për të kompensuar Haalandin, UEFA e shpalli lojtarin më të mirë në Evropë për vitin 2023.

Erling Haaland fiton çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit
Lexo po ashtu Erling Haaland fiton çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit

3) Kylian Mbappe

Francezi gjithashtu pati një sezon të mrekullueshëm për klubin dhe vendin. Mbappe kërcënoi se do t’i hiqte trofeun e Kupës së Botës nga duart e Messit në Katar kur ai shënoi një hat-trick në Katar. Ai e përfundoi turneun si golashënuesi më i mirë me tetë gola.

Mbappe gjithashtu shënoi 41 gola dhe 10 asistime në 43 ndeshje për PSG. Por, ai përfundimisht nuk arriti të fitojë një trofe serioz, përjashtuar këtu vetëm Ligue 1. Kjo është arsyeja pse ai pritet të përfundojë vetëm i treti këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori