LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Topi i Artë 2023

Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ceremonisë të Topit të Artë 2023

Përditesuar 30/10/2023 10:00

Ka përfunduar me sukses ceremonia e 67-të vjetore e Topit të Artë që u mbajt në Theatre du Chatelet në Paris.

Lionel Messi e ka fituar çmimin më të madh individual për një futbollist, që është i teti për të në karrierë, duke bërë kështu histori, pasi është një arritje rekorde.


Topin e Artë për gra e fitoi Aitana Bonmati e Barcelonës, që është i pari për të në karrierë.

Telegrafi u solli në kohë reale të gjitha ngjarjet që ndodhën në këtë ceremoni, përfshirë këtu edhe fituesit e çmimeve si “Kopa Trophy”, “Yachine Trophy”, “Gerd Muller Trophy” dhe “Socrates Trophy”.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 23:52:17" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 23:52" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 23:52

Rrugëtimi i Leo Messit për të fituar tetë Topa të Artë, por a mund të konsiderohet tani GOAT?

Lionel Messi mburret me më shumë Topa të Artë se kushdo tjetër në futboll – përfshirë rivalin e përjetshëm, Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi ka fituar tani tetë herë çmimin individual më prestigjioz në futboll.


Lajmi i plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 23:41:52" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 23:41" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 23:41

Reagimi i Mbappes dhe Deschamps kur Emi Martinez e fitoi çmimin e portierit të vitit

Emi Martinez u shpall portieri më i mirë i vitit, duke fituar kështu trofeun “Lev Yashin”.

Kjo arritje erdhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë në Paris, ku u shpall portieri më i mirë në botën e futbollit.


Lajmi i plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 23:34:37" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 23:34" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 23:34

Jamal Musiala i dërgon një video-mesazh të përzemërt Bellinghamit pasi fitoi trofeun Kopa

Mesfushori i Bayern Munich, Jamal Musiala, i dërgoi një mesazh emocionues shokut të fëmijërisë Jude Bellingham pasi mesfushori i Real Madrid fitoi trofeun Kopa në ceremoninë e Topit të Artë.

Çmimi i jepet lojtarit më të mirë në botë nën moshën 21 vjeç, me Bellinghamin që e fitoi atë për herë të parë në karrierën e tij.


Reprezentuesi anglez mposhti konkurrencën nga Pedri, Eduardo Camavinga dhe Xavi Simons për të marrë çmimin aty ku i bëri homazhe familjes së tij në fjalimin e tij të pranimit të çmimit.

Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 23:15:48" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 23:15" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 23:15

Çfarë i tha Messi, Haalandit pasi që e fitoi Topin e Artë

Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë në ceremoninë që u mbajt të hënë mbrëma në Paris.

Ylli argjentinas ia doli të mposhte Erling Haalandit dhe Kylian Mbappen për çmimin më të madh individual.


Lajmi i plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 22:33:40" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 22:33" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 22:33

Arritje historike, rekorde – Messi e merr në duar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë

Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë, që është një arritje historike dhe në të njëjtën kohë një rekord.

Lajmi i plotë>>>


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 22:09:20" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 22:09" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 22:09

Aitana Bonmati fiton Topin e Artë në konkurrencën e femrave

Aitana Bonmati është shpallur fituese e Topit të Artë në konkurrencën e femrave pas një viti të jashtëzakonshëm që pati me fanellën e Barcelonës dhe kombëtaren e Spanjës.

Mesfushorja e Barcelonës arriti të ndihmojë klubin e saj të fitojë tripletën; ligën, Super Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Golat dhe asistimet e Aitanës luajtën një rol të madh në suksesin sezonin e kaluar.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 22:06:31" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 22:06" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 22:06

Mësohen edhe dhjetë emra të tjerë para zbulimit të fituesit të Topit të Artë 2023

France Football ka vazhduar me zbulimin e renditjeve të lojtarëve për Topin e Artë.

Lajmi i plotë>>>>


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 22:00:02" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 22:00" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 22:00

Manchester City shpallet ekipi më i mirë i vitit për herë të dytë radhazi

Manchester City është shpallur ekipi më i mirë në botë nga revista prestigjioze France Football.

Viti 2023 ishte mjaft i suksesshëm për klubin anglez pasi që ata fituan tripletën.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 21:43:03" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 21:43" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 21:43

Erling Haaland fiton çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit

Erling Haaland e ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirët të vitit, apo tashmë siç njihet me emrin “Gerd Muller Trophy”.

Lajmi i plotë>>>


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 21:40:09" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 21:40" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 21:40

Emiliano Martinez shpallet portieri më i mirë i vitit

Emiliano Martinez është nderuar me çmimin “Yashin Trophy” duke u përzgjedhur kështu portieri më i mirë i vitit.

Martinez pati një sezon fantastik si në nivel klubi me Aston Villan, ashtu edhe me kombëtaren e Argjentinës me të cilët u shpall kampion bote në Katar.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 21:05:08" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 21:05" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 21:05

“Kopa Trophy” për lojtarin më të mirë të ri shkon për Jude Bellingham

Mesfushori i Real Madridit dhe Anglisë, Jude Bellingham, është zgjedhur si lojtari më i mirë i ri.

Kopa Trophy jepet për edicionin e pestë me radhë nga revista prestigjioze France Football.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 20:52:46" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 20:52" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 20:52

“Mos i tregoni Haalandit”, Rodri e thotë emrin e lojtarit që e meriton ta fitojë Topin e Artë

Rodri ka dhënë emrin e fituesit të tij për Topin e Artë.

Derisa po parakalonte në tapetin e kuq, mesfushori i Manchester Cityt u pyet se kush do ta fitonte çmimin më të madh individual për një lojtarë.


Lajmi i plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 20:04:21" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 20:04" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 20:04

“Askush nuk e kujton më Kupën e Botës”, gazetari që thotë se është tifoz i Barcelonës dëshiron që Bellingham ta fitojë Topin e Artë

Gazetari i televizionit El Chiringuito, Josep Pedrerol ka shfaqur anshmërinë rreth ceremonisë së Topit të Artë që pritet të nisë për pak çaste.

Lajmi i plotë>>>


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 19:16:03" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 19:16" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 19:16

Fillojnë tallet me renditjen e Cristiano Ronaldos për Topin e Artë

Sonte do të mësohet fituesi i Topit të Artë edhe pse raportohet nga shumë media ndërkombëtare se Lionel Messi do ta rrëmbejë të tetin në karrierë.

Lajmi i plotë>>>


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 19:02:41" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 19:02" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 19:02

Ndryshimi i rregullit të Topit të Artë mund t’i japë Messit një avantazh ndaj Haaland

Një ndryshim i ri në rregulloren për procesin e votimit për Topin e Artë, mund t’i japë Lionel Messit avantazhin ndaj Erling Haaland përpara se të shpallen rezultatet.

Messi pritet të fitojë për herë tetë rekord Topin e Artë në ceremoninë e sotme në Paris.


Pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën vitin e kaluar, 36-vjeçari ka qenë prej kohësh favorit për çmimin e këtij viti.

Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 18:46:05" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 18:46" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 18:46

Renditje befasuese për Jude Bellingham në listën për Topin e Artë gjersa zbulohen 16 lojtarët e parë

France Football ka filluar të zbulojë renditjet e futbollistëve për Topin e Artë.

Lajmi i plotë>>>


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 18:03:46" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 18:03" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 18:03

Cilat futbolliste janë të nominuara për Topin e Artë 2023

Topi i Artë për burra dhe Topi i Artë për gra, janë çmime vjetore të prezantuara nga revista franceze e lajmeve France Football dhe ka filluar që nga viti 1956, me ceremoninë e fundit të ndarjes së çmimeve që zhvillohet sonte.

Lajmi i plotë>>>


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 17:51:49" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 17:51" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 17:51

Futbollistet e Anglisë refuzojnë të marrin pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

Skuadra e femrave te Anglisë nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e sotme të Topit të Artë 2023 – pavarësisht se katër lojtare të Anglisë janë nominuar për ta fituar atë çmim.

Mary Earps, Rachel Daly, Millie Bright dhe Georgia Stanway janë të gjitha në garë për të fituar çmimin prestigjioz.


Të katër lojtaret e nisën nga minuta e parë në finale e Kupës së Botës në gusht, të cilën Anglia e humbi me rezultat 1-0 ndaj Spanjës.

Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 16:48:36" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 16:48" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 16:48

Çdo lojtar që Messi dhe Ronaldo kanë votuar për të fituar Topin e Artë dhe çmimin “The Best” që nga viti 2010

A keni menduar ndonjëherë se cilët janë futbollistët që Messi dhe Ronaldo kanë menduar se e meritojnë të fitojnë Topin e Artë?.

Messi pritet të ecë më tej përpara Ronaldos kur bëhet fjalë për fitimin e Topit të Artë, duke marrë çmimin për herë të tetë në Paris në një ceremoni të hënën.


100 gazetarë nga 100 vendet më të mira të renditura nga FIFA thonë fjalën e tyre, pa asnjë lojtar të përfshirë në votim.

Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-30-2023 15:13:54" ["time"]=> string(16) "30/10/2023 15:13" ["update"]=> bool(false) } 30/10/2023 15:13

Fituesi vetëm se është zbuluar, këta janë 30 kandidatët në garë për ‘Topin e Artë’

Sytë e adhuruesve të futbollit janë në Paris, ku me fillim nga ora 20:45 do të mbahet ceremonia për ‘Topin e Artë’ nga gazeta prestigjioze franceze ‘France Football’.

Transmetimi zyrtar i çmimit të madh do të bëhet në kanalin zyrtar të L’Equipe në YouTube, derisa 30 futbollistë janë në garë të ngushtë.


Sezoni i kaluar, pra periudha nga 1 gushti 2022 deri më 31 korrik 2023, është konsideruar gjatë procesit të përzgjedhjes. Lojtari më i mirë zgjidhet nga një gazetar nga 100 vendet më të renditura në renditjen e FIFA-s.

Lajmi i plotë