LAJMI I FUNDIT:

Arritje fantastike, Vrioni shpallet golashënuesi i sezonit në Bundesligën e Austrisë

Arritje fantastike, Vrioni shpallet golashënuesi i sezonit në Bundesligën e Austrisë

Giacomo Vrioni ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Bundesligën e Austrisë.

Sulmuesi shqiptar u huazua nga Juventusi për te skuadra WSG Tirol në Austri ku ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm.


23-vjeçari e ka mbyllur edicionin me 19 gola të shënuar dhe pesë asistime, duke konfirmuar formën fantastike.

Pas ndeshjes së fundit ndaj Rapid Vjenës, Vrioni ka marrë edhe trofeun ‘Këpuca e Artë’ në Austri.

Sa sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe sulmuesi gjerman i RB Salzubrg i transferuar te Dortmund këtë verë, Karim Adeyemi.

Ai ia ka dalë kësisoj që të vendosë një rekord të ri për futbollistët shqiptarë në kampionatin austriak, duke thyer shifrën e vendosur 11 vite më parë nga Hamdi Salihi.

Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, duke luajtur asokohe me fanellën e Rapid Vjenës, shënonte 18 gola në kampionatin austriak, me Vrionin që e kaloi këtë shifër pikërisht falë rrjetës së tundur në ndeshjen e pak ditëve më parë ndaj Rapidit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori