LAJMI I FUNDIT:

“Arrita në Londër për të stërvitur Joshuan, por kampi i tij stërvitor ishte qesharak – i thashë menjëherë të më çonte në shtëpi”, rrëfehet ish-trajneri AJ

“Arrita në Londër për të stërvitur Joshuan, por kampi i tij stërvitor ishte qesharak – i thashë menjëherë të më çonte në shtëpi”, rrëfehet ish-trajneri AJ

Ish-trajneri i Anthony Joshuas ka bërë një tjetër goditje ndaj boksierit britanik – duke pretenduar se kampi stërvitor ishte i tmerrshëm kur ata punonin së bashku.

Trajneri Robert Garcia u soll nga AJ në 2022 pas humbjes së tij të parë ndaj Oleksandr Usyk.


Dhe pasi ukrainasi fitoi revanshin, Garcia ishte publikisht kritik ndaj Joshuas gjë që çoi në shkarkimin e tij nga kampi.

Parashikohet se kush do ta fitojë duelin mes Anthony Joshuas dhe Francis Ngannou
Lexo po ashtu Parashikohet se kush do ta fitojë duelin mes Anthony Joshuas dhe Francis Ngannou

AJ-t iu tha më pas se ai kishte nevojë për një “kamp më të modernizuar” pas vlerësimit nga amerikani.

Një tjetër thumbim u bë më pas nga Garcia pasi ai pretendoi se fituesi i medaljes së artë olimpike 2012 do të humbiste ndaj Gervonta Davis.

Armiqësia midis Garcias dhe Joshuas, i cili më parë tha se trajneri i tij i parë Rob McCracken nuk i mësoi atij mbrojtjen, duket se është i ndërsjellë.

Joshua me paralajmërim të fortë për Ngannoun para duelit
Lexo po ashtu Joshua me paralajmërim të fortë për Ngannoun para duelit

Ylli 34-vjeçar i lindur në Watford, i cili u rikthye nga humbjet prej Usykut, duke fituar me një vendim unanim ndaj Jermaine Franklin përpara një nokauti në raundin e shtatë të Robert Helenius dhe një fitore në pesë raunde ndaj Otto Wallin, ka pohuar se ai nuk kishte mësuar asgjë nga Garcia.

Por, Garcia iu kundërpërgjigj në mënyrë edhe më brutale kur u pyet për mendimet e tij mbi komentet e AJ-së gjatë një paraqitjeje në podcastin Little Giant Boxing.

Ai tha: “Unë vërtet nuk i kushtoj vëmendje kësaj. Nuk e dëgjova. Dikush ma lexoi, por për mua, ky është boksi”.

Ngannou 'kërcënon' Joshuan para super duelit
Lexo po ashtu Ngannou 'kërcënon' Joshuan para super duelit

“Kur je me një luftëtar çdo gjë shkon mirë, atëherë në fund diçka nuk shkon dhe fajtori i parë është trajneri”.

“Një gjë do t’ju them, kur shkova për herë të parë në kampin stërvitor në Londër, javën e parë, kishte gjëra që ata po bënin, njerëz të përfshirë, thjesht nuk është stili im”.

“Dhe sinqerisht i kam të gjitha emailet ku i thashë ekipit të menaxhimit, të lutem më ktheni në shtëpi, ishte një shaka”, ka shtuar më tej ai.

Joshua tani po përgatitet për një përplasje të madhe në peshën e rëndë me ikonën e UFC, Francis Ngannou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori