Arrihet marrëveshja: Suarez te Barca për €88m

Arritja e marrëveshjes vjen pas negociatave njëjavore, ndërsa brenda 24 orësh pritet të bëhet edhe konfirmimi zyrtar.
Barca e ka transferuar uruguaianin me ofertë vetëm me para duke u pajtuar që ta paguajë klauzolën për prishjen e kontratës së tij.
Mësohet se 27-vjeçari do t’i bëjë ekzaminimet mjekësore në Uruguai, ku po qëndron pas eliminimit nga Kampionati Botëror, por natyrisht, nën mbikëqyrjen e mjekëve të klubit katalunas.
Zgjatja e negociatave ishte për faktin se dy klubet nuk pajtoheshin për mënyrën e pagesës. Liverpooli kërkonte një shumë më të madhe fillestare.
Suarez do të jetë padyshim transferimi më i madh për Barcelonën, ndoshta edhe në përgjithësi i këtij afati kalimtar.
Derisa t’i përfundojë suspendimi katërmujor, ai nuk ka të drejtë as të stërvitet me klubin e tij të ri. /Telegrafi/















































