LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja që Harry dhe Meghan të ndërpresin jetën mbretërore, nuk do t’i kenë titujt ‘lartmadhëri’ dhe do t’i kthejnë 2.8 milionë euro të taksapaguesve

Arrihet marrëveshja që Harry dhe Meghan të ndërpresin jetën mbretërore, nuk do t’i kenë titujt ‘lartmadhëri’ dhe do t’i kthejnë 2.8 milionë euro të taksapaguesve
Meghan Markle dhe princi Harry (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Duka dhe dukesha e Sussexit do të heqin dorë tërësisht nga jeta mbretërore, pasi është arritur marrëveshja për atë që është quajtur si ‘Megxit’. Kështu ka njoftuar të shtunën mbrëma pallati mbretëror i Buckinghamit.

Çifti nuk do t’i shfrytëzojë më titujt HRH (lartmadhëria e saj/tij) dhe do t’i kthejnë 2.4 milionë funte (2.8 milionë euro) të taksapaguesve që i kanë shpenzuar për rinovimin e shtëpisë së tyre në Frogmore Cottage.


"Ne nuk duam që një tjetër Diana e vdekur në tunel të ndodhë këtu", ekspertët kanadezë shqetësohen për koston e sigurisë së Harryt dhe Meghan Markle
Lexo po ashtu "Ne nuk duam që një tjetër Diana e vdekur në tunel të ndodhë këtu", ekspertët kanadezë shqetësohen për koston e sigurisë së Harryt dhe Meghan Markle

Nga pranvera, ata do të njihen thjeshtë si Harry, duka i Sussexit dhe Meghan, dukesha e Sussexit dhe nuk do t’i kryejnë më obligimet mbretërore.

(Foto: Peter Summers/Getty Images/Guliver)

Njoftimi i sotëm (e shtunë) shënon përmbylljen e bisedimeve për të ardhmen e tyre, pas debateve disamujore me anëtarët tjerë të familjes mbretërore.

Kjo nënkupton se Harry dhe Meghan ia kanë arritur qëllimit të tyre për të bërë një jetë të pavarur në Amerikë, ku mund ta caktojnë agjendën e tyre dhe të përfitojnë para me metodat e tyre. Megjithatë, ata janë zotuar që t’i përkrahin vlerat e mbretëreshës.

Emërtimi i tyre i ri kujton kohën kur nëna e Harryt, Diana, u shkurorëzua dhe nuk iu lejua që ta përdorte më titullin e saj HRH – lartmadhëria e saj, por thjesht njihej si Diana, princesha e Uellsit. /Telegrafi/

(Foto: Daily Mail)

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori