LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja për të drejtat televizive, ja sa përfitojnë klubet

Arrihet marrëveshja për të drejtat televizive, ja sa përfitojnë klubet

Sot më 19 korrik kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, mbajti një takim me kryetarë dhe përfaqësues të Superligës së Kosovëse  ku ishin të pranishëm dhe nënkryetarët e Agim Ademi e Bekim Haxhiu dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Temë diskutimi në këtë takim ishte mënyra e shpërndarjes së mjeteve financiar nga të drejtat vendore televizive.


Kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri, duke i përshëndetur të pranishmit i ka uruar edhe njëherë për kontributin e tyre për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA, duke theksuar se të gjithëve na pret një punë e madhe.

Në emër të komisionit për zgjedhjen e kompanisë fituese për të drejtat vendore televizive foli nënkryetari Agim Ademi, cili sqaroi se në shpalljen publike të FFK-së për të drejtat vendore televizive kishin konkurruar tri kompani shtëpi televizive si RTK, Klan TV dhe Digit Alb, thuhet në njoftimin e FFK-s.

Pas hapjes së ofertave u konstatua se platforma Digit Alb kishte ofertë më të mirë dhe të favorshme në lartësi prej 150 mijë eurove.

Kryetari Vokrri kërkoi nga kryetarët e klubeve të debatojnë për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve nga ana e tyre. Ai tha se klubet ende po ballafaqohen me shumë vështirësi financiare dhe  u propozoi atyre që edhe këtë vit të bëhet ndarja në përpjesëtim të barabartë  për të gjitha klubet.

Të të gjithë përfaqësuesit e klubeve mbizotëroi mirëkuptimi që këto mjete të ndahen në përpjesëtim të barabartë, por me propozimin e kryetarit të klubit Besa nga Peja, Shemsedin Muhaxheri, që shumës prej 150 mijë eurove të gjinden mënyra ti shtohen edhe 30 mijë eurove në mënyrë që klubeve tu ndahen nga 15 mijë eurove.

Me çka u pajtuan krerët e FFK-së se do të gjendet formë që të shtohet edhe kjo shumë. Po ashtu krerët e FFK-u premtuan klubeve se FFK-ja po bën përpjekje që të gjejë edhe sponsorin e Superligës, dhe nga kjo do të përfitojnë klubet prej vendit të parë deri të vendi i pestë, sipas një marrëveshje që do të pasojë pasi të sigurohet sponsori.

Po ashtu FFK-ja do të kërkojë edhe nga UEFA një përkrahje për klubet si dhe do të përpiqet të gjejë edhe një sponsor për garat e Kupës.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori