eksperti-banner

Një senator francez është arrestuar me dyshimin se kishte droguar një deputete me qëllim për ta sulmuar seksualisht, thonë raportet.

Joël Guerriau u arrestua në shtëpinë e tij në Paris pasi deputetja e paidentifikuar dyshohet se kishte pirë bashkë me të, të martën mbrëma dhe më pas u ankua se nuk ndihej mirë, transmeton Telegrafi.


Ajo u dërgua në spital derisa në mostra u zbuluan gjurmë të drogës ekstazi në sistemin e saj.

Pas rezultatit të analizave, deputetja ka bërë kallëzim penal.

Guerriau është një nga 18 anëtarët e pavarur në dhomën e lartë franceze dhe anëtar i partisë centriste Horizont.

Prokurorët nuk kanë deklaruar zyrtarisht se gruaja ishte deputete, por disa burime thanë për mediat franceze se ankuesja ishte një anëtare e zgjedhur e Dhomës së Deputetëve.

Sipas zyrës së prokurorit të Parisit, senatori u arrestua me dyshimin se "i ka dhënë një personi pa dijeninë e tij, një substancë që mund të zvogëlojë gjykimin ose vetëkontrollin e tyre, për të kryer një përdhunim ose sulm seksual". /Telegrafi/