ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte sulmuar një person tjetër me dorëz të thikës për shkaqe ende te panjohura për policinë.

Siç njofton policia, si pasojë e kësaj viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse nga i dyshuari është sekuestruar një thikë.


“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe ende të panjohura e kishte sulmuar fizikisht me dorëz të thikës viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.  Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorë në rast dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./Telegrafi/