LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një taksist në Vushtrri që ia grabiti pasagjerit 2,500 euro

Arrestohet një taksist në Vushtrri që ia grabiti pasagjerit 2,500 euro
Foto: Ilustrim

Një person (taksist) është arrestuar pasi të hënën mbrëma duke e dërguar me “taxi” një person tjetër (pasagjer) në destinacionin e kërkuar, dhe në ndalim për të marr edhe një udhëtar tjetër (bashkëpunëtor) kanë përdor spreji-OC ndaj pasagjerit, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se më datën 05.07.2022, pas një pune hetimore nga hetuesit  e Stacionit Policor Vushtrri në bashkëpunim me Hetimet Rajonale, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar F.I, 31 vjeçar, për veprën penale “Grabitje”.


Bileta 1 euroshe i “kushtoi” 2,500 euro, taksisti dhe pasagjeri grabisin mërgimtarin në linjën Vushtrri – Mitrovicë
Lexo po ashtu Bileta 1 euroshe i “kushtoi” 2,500 euro, taksisti dhe pasagjeri grabisin mërgimtarin në linjën Vushtrri – Mitrovicë

“Arrestimi i  të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara, ku i dyshuari dyshohet se më 04.07.2022, rreth orës 21:35, duke e dërguar me ‘Taxi’ viktimën ne distinacionin e kërkuar, dhe në ndalim për të marr edhe një udhëtar tjetër është përdor e spreji-OC ndaj viktimës, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftim.

Taksisti në Vushtrri, në bashkëpunim me një person tjetër u vjedh pasagjerëve 2,500 euro
Lexo po ashtu Taksisti në Vushtrri, në bashkëpunim me një person tjetër u vjedh pasagjerëve 2,500 euro

Tutje në njoftim bëhet e ditur se pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit F.I, 31 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor dhe ndaj tij është iniciuar vepra penale ‘Grabitje’. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori