LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Viti për armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person në Viti për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës, rreth orës 02:30 në fshatin Drobesh komuna e Vitisë ka ndalur për kontroll rutinore një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit tek pasagjeri i këtij automjeti R.S. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur dhe konfiskuar një (1) revole e llojit Ekol e kalibrit 9mm.


“I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. /Telegrafi/