Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes së tij.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 20 dhjetor, transmeton Telegrafi.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke i kanosur verbalisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes së tij”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/