LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Ferizaj për grabitjen e zinxhirit të arit

Arrestohet një person në Ferizaj për grabitjen e zinxhirit të arit
Foto: Ilustrim

Policia në Ferizaj ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për një grabitje që ka ndodhur dje në këtë qytet.

Sipas Policisë dje rreth orës 17:20 minuta në në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj, ku të dyshuarit, G.R. ( 23 vjeç) dhe N.B. , me forcë nga viktima S.A. (femër) kanë marrë zingjirin e arit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.


Gjatë intervistimit,i dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës, në tërësi ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, ndërsa policia është në kërkim të dyshuarit të dytë.

Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar edhe zingjiri prej ari ,të cilin të dyshuarit e kishin shitur në Prishtinë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit G.R. është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/