Një femër Kosovare është arrestuar në Prizren pasi gjatë kontrollit të banesës së saj janë gjetur dhe sekuestruar mbi 33 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe katër fishekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 gusht, rreth orës 03:00.


E dyshuara, shtetase kosovare, është arrestuar pas kontrollit të banesës, ku janë gjetur 33.17 gramë marihuanë dhe katër fishekë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. /Telegrafi/