eksperti-banner

Një person është therur me thikë të martën në Fushë Kosovë.

Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.


“Rr. Metush Krasniqi, Fushë Kosovë 16.06.2026-15:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Referuar raportit policor viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/