LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ish-rektori i Universitetit të Kragujevcit – pas dyshimeve se shqiptarë dhe kroatë kanë doktoruar aty, pa qenë fare në Serbi

Arrestohet ish-rektori i Universitetit të Kragujevcit – pas dyshimeve se shqiptarë dhe kroatë kanë doktoruar aty, pa qenë fare në Serbi

Ish-rektori i Universitetit të Kragujevcit, Nebojsha Arsenijeviq dhe “dora e djathtë” e tij, ish-dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Predrag Çanoviq, janë arrestuar sot nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ata sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, janë arrestuar me dyshimin se janë përfshirë edhe në mashtrim me diploma – ku të përfshirë kanë qenë edhe shqiptarë dhe qytetarë kroatë.


Si rezultat, ata supozohet se kanë përfituar miliona dollarë.

Siç vënë në pah mediat në Serbi, Arsenijeviq dhe Çanoviq janë arrestuar në Kragujevc dhe janë dërguar në Prokurorinë e Lartë në Kraljevë dhe pritet vendimi i prokurorit për paraburgimin e mundshëm.

Mediat serbe: 15 shqiptarë të Kosovës kanë doktoruar në Universitetin e Kragujevcit, pa qenë fare në Serbi
Lexo po ashtu Mediat serbe: 15 shqiptarë të Kosovës kanë doktoruar në Universitetin e Kragujevcit, pa qenë fare në Serbi

Ndryshe, rreth një afere të tillë mediat serbe kanë raportuar në prill të vitit 2021.

Sipas tyre, shqiptarët e Kosovës morën disertacione doktorature në Universitetin e Kragujevcit, dhe sipas të dhënave jozyrtare nga Ministria e Brendshme të Serbisë, ata as që qëndruan në Serbi në atë kohë.

Siç shkruante në atë kohë Objektiv.rs, të gjitha këto disertacione doktorature, të gjetura, u shtypën gjatë vitit 2016 dhe i referohen drejtpërdrejt rektorit Nebojsha Arsenijeviq dhe diplomat e gjetura deri më tani mbajnë pikërisht nënshkrimin e Arsenijeviq. /Telegrafi/