LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet hajduti i biçikletave në Shkup

Arrestohet hajduti i biçikletave në Shkup

Pas masave të marra nga Njësia për çështje kriminalistike Kisella Vodë, kundër personit F.M.(32) nga Shkupi do të parashtrohet kallëzim penal për shkak të ekzistimit dyshimeve se me datë 26.07.2023 dhe 27.07.2023 ka kryer dy vepra penale të vjedhjes së rëndë dhe vjedhje biçikletash në zonën e Kisella Vodës dhe Aerodromit, kumtuan sot nga MPB-ja.

“Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare, në të cilën ka pranuar plotësisht mënyrën e kryerjes së krimeve dhe sendet e sekuestruara iu janë kthyer pronarëve. Gjatë një bisede zyrtare, F.M. është kanosur se do të vetë-lëndohet me kaçavidë, por është ndaluar nga nëpunësit policorë, kurse F.M. ka sulmuar edhe një nëpunës policor”, thuhet në kumtesë.


Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një parashtresë përkatëse.