LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 51-vjeçari i kërkuar në Ferizaj 

Arrestohet 51-vjeçari i kërkuar në Ferizaj 
Foto: Ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar ka arritur që sot në  të arrestojë një person me inicialet G.H (M/K) i moshës 51 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me dënim burgimi prej gjashtë muajve.


Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/