Arrestohet 42-vjeçari në Ferizaj, shkrepi me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një personi

Një 42-vjeçar me inicialet B.K është arrestuar sot në Ferizaj, pasi dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia njofton se i njëjti një ditë më parë në fshatin Sojevë ka gjuajtur me armë zjarri drejt shtëpisë së një personi.
Ky i fundit pasi e kishte dëgjuar krismën e armës, kishte vërejtur se në njërën nga dhomat e shtëpisë ishte thyer dritarja dhe brenda dhomës në komodinë ishte një predhë.
“Policia e stacionit në Ferizaj, konkretisht Njësia e Hetimeve i ka marrë masat e nevojshme, ka ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”, thuhet në komunikatën për media.
“Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe dëshmive të mbledhura nga vendi i ngjarjes, sot rreth orës 10:30 kanë shoqëruar në stacionin e policisë personin e dyshuar B.K (M/K) i moshës 42 vjeçar”.
I dyshuari e ka pranuar se ka gjuajtur me armë dhe të njëjtën që e kishte pa leje e ka dorëzuar në stacionin e policisë.
“I dyshuari, pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Hovenier: SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës

Reagon LDK: Moskoordinimi i Kurtit me aleatët, i rrezikshëm e me pasoja afatgjata për Kosovën

Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok

Atiq kërkon auditimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Deputetja britanike, Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite