LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë, dyshohet se kanë falsifikuar para

Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë, dyshohet se kanë falsifikuar para

Të enjten në Prishtinë, në sheshin “Nëna Terezë”, janë arrestuar tre persona, të cilat janë shtetas të Shqipërisë.

Arrestimi ka ndodhur pasi gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një kartëmonedhë prej 500 euro.


“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/