LAJMI I FUNDIT:

Me Aro Muricin në Ligën Premier, Kosova ka së paku një lojtar në pesë kampionatet më të forta në botë

Me Aro Muricin në Ligën Premier, Kosova ka së paku një lojtar në pesë kampionatet më të forta në botë

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, të premten siguroi promovimin në Ligën Premier me Burnleyn, pasi fituan si mysafir te Middlesbrought.

Edhe pse në të shkuarën në Ligën Premier kanë luajtur Bersant Celina, Milot Rashica dhe Florent Hadërgjonaj, ky sezon nuk kishte asnjë lojtarë të Përfaqësueses së Kosovës në kampionatin më të fortë në botë.


Tani me Aro Muricin, Kosova do ta ketë prezantuesin e saj në edicionin e ardhshëm në Ligën Premier .

Sa i përket kampionateve të tjera të mëdha, Amir Rrahmani po shkëlqen në Serie A me Napolin dhe është afër titullit të kampionit. Në Serie A luajnë edhe Mërgim Vojvoda (Torino) dhe Samir Ujkani (Empoli).

Vedat Muriqi në anën tjetër po paraqitet me sukses në La Liga, ku me Mallorcan deri më tani ka arritur të shënojë 10 gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Sa i përket Ligue 1 të Francës, aty me sukses janë duke luajtur Arbër Zeneli (Reims), Elbasan Rashani (Clermont) dhe Edon Zhegrova (Lille).

Sa i përket Bundesligës, aty nga sezoni i ardhshëm do të luajë Leart Paqarada, që ka kompletuar transferim te Kolni i Bundesligës, edhe pse ky klub e ka afatin kalimtar të bllokuar.

Po ashtu edhe Florent Muslija (Paderborn), Betim Fazliji (St Puali) dhe Valon Zumberi (Hamburg), që janë pjesë e Kosovës, janë në garë që të futen në Bundesliga me klubet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori