LAJMI I FUNDIT:

Aro Muric në formacionin e sezonit në Championship nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë

Aro Muric në formacionin e sezonit në Championship nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë

Arijanet Muric ka qenë ndër më meritorët që Burnley është rikthyer në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Portieri kosovar ka pasur paraqitje të shkëlqyera në Championship dhe Burnley arriti të futet në Ligën Premier si kampion në rangun e dytë në Angli.


Por përkundër se ishte ndër më të mirët, Aros i është bërë padrejtësi pasi Burnley ka blerë James Trafford dhe reprezentuesi kosovar ka mbetur në bankën rezervë nga trajneri Vincent Kompany.

'No Aro Muric, no party', padrejtësia që i bën portierit kosovar po i kushton Burnleyt - dy ndeshje dhe gjashtë gola të pësuar
Lexo po ashtu 'No Aro Muric, no party', padrejtësia që i bën portierit kosovar po i kushton Burnleyt - dy ndeshje dhe gjashtë gola të pësuar

Megjithatë vlerësimet për Aro Muric nuk kanë munguar dhe ylli kosovar është zgjedhur në formacionin e sezonit të kaluar në Championship nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.

Aro është në formacionin e sezonit së bashku me bashkëlojtarët e tij si Roberts e Maatsen në mbrojtje si dhe Tellan e Brownhill në mesfushë.

Një vlerësim i madh për Aro Muric që zhvilloi 41 ndeshje duke mbajtur 19 herë portën e paprekur, derisa pësoi 31 gola duke qenë portieri më i mirë në Championship.

Megjithatë ai ende nuk ka pasur rastin të luaj në Ligën Premier këtë sezon dhe pas gjashtë golave të pësuar në dy ndeshje nga Trafford, mbetet të shihet nëse Vincent Kompany do t’ia jap fanellën e titullarit reprezentuesit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori