LAJMI I FUNDIT:

‘No Aro Muric, no party’, padrejtësia që i bën portierit kosovar po i kushton Burnleyt – dy ndeshje dhe gjashtë gola të pësuar

‘No Aro Muric, no party’, padrejtësia që i bën portierit kosovar po i kushton Burnleyt – dy ndeshje dhe gjashtë gola të pësuar

Arijanet Muric ka pasur një vit të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar si në aspektin personal ashtu edhe në atë ekipor.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë ndër më të rëndësishmit që Burnley u bë kampion në Chapionship dhe u rikthye në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.


Por përkundër se ai pati paraqitje spektakolare sezonin e kaluar, skuadra angleze e transferoi portierin e ri James Trafford për t’i besuar fanellën e titullarit.

Pritje fantastike dhe e mbajti portën e paprekur, paraqitja e jashtëzakonshme e Aro Muric përballë Benficës
Lexo po ashtu Pritje fantastike dhe e mbajti portën e paprekur, paraqitja e jashtëzakonshme e Aro Muric përballë Benficës

Edhe nga tifozët e Burnleyt është vlerësuar si një padrejtësi, pasi Aro ka merituar ta ketë rastin në Ligën Premier përderisa paraqitjet e tij ishin të jashtëzakonshme në Championship, por edhe në ndeshjet miqësore.

Reprezentuesi kosovar ka mbetur në bankën rezervë në dy ndeshjet e para të Burnleyt në Ligën Premier dhe padrejtësia që i është bërë Aro Muric po i kushton skuadrës së udhëhequr nga Vincent Kompany.

Në dy sfidat e para, Burnley ka pësuar dy humbje 0-3 nga Manchester City dhe 1-3 nga Aston Villa, duke pësuar gjashtë gola.

Trafford ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, duke qenë në të dy sfidat futbollisti me notën më të ulët në ndeshje nga radhët e Burnleyt.

Fenerbahce në bisedime me menaxherin, dëshiron transferimin e Aro Muric
Lexo po ashtu Fenerbahce në bisedime me menaxherin, dëshiron transferimin e Aro Muric

Tani vlen thënia e famshme ‘No Aro Muric, no party’ pasi pa kosovarin në portë Burnley nuk po shkëlqen dhe po vuan duke pranuar gjashtë gola në dy ndeshje.

Muric pati paraqitje fantastike edhe në ndeshjet miqësore, derisa mbetet të shihet nëse Kompany do t’i jap besimin në ndeshjen e ardhshme ku Burnley pret Tottenhamin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori