LAJMI I FUNDIT:

Arnold Schwarzenegger, Kobe Bryant dhe të gjithë yjet e sportit që kanë triumfuar në Oscar

Arnold Schwarzenegger, Kobe Bryant dhe të gjithë yjet e sportit që kanë triumfuar në Oscar

Bota e kinemasë po feston. Natën e 10 dhe 11 marsit do të mbahet gala e Oscar-it.

Janë disa personazhe publike nga fusha të ndryshme që kanë sjellë në ekranin e madh si protagonistë dashurinë e tyre për artin dhe disa prej tyre janë vlerësuar me çmime në këtë event.


Me rastin e kësaj date madhështore, kujtohen sportistët e yjet që dikur fituan çmimin e Akademisë.

Paul Newman

Paul Newman

Aktori, regjisori, producenti dhe sipërmarrësi i njohur amerikan, Paul Newman (1925-2008), ishte gjithashtu një shofer garash.

Interesimi i tij i madh për shfaqjen dhe shpejtësinë e bëri atë të bënte arritje të rëndësishme në botën e garave me motor, duke fituar disa.

Newman pati një karrierë të pashembullt në film dhe mori disa çmime. Ai u nominua nëntë herë për një ‘Oscar’ për ‘aktorin më të mirë’.

Ai fitoi për portretizimin e tij të Eddie Felson në filmin e vitit 1986 “The Color of Money” dhe një vit më parë ai mori një ‘Oscar’ për shfaqjet e tij të paharrueshme në film.

Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger

I shpallur shtatë herë kampion ‘Mr Olympia’ (1970, 1971, 1972, 1973, 1974, 1975 dhe 1980), Arnold Schëarzenegger, ka një karrierë të gjatë në film.

Aktori dhe atleti austriak shkëlqeu në filmin e njohur të viteve 1980, “Terminator”.

Në “Terminator 2”, një nga filmat më të mirë aksion dhe fantashkencë të të gjitha kohërave, fitoi katër çmime ‘Oscar’.

Kobe Bryant

Kobe Bryant

Ish-basketbollisti i ndjerë, legjenda e NBA-së, Kobe Bryant (1978-2020) fitoi një ‘Oscar’ në vitin 2018.

Qyteti që u ngrit aq shumë herë kur shikonte lojërat e jashtëzakonshme të Bryant , i dha atij njohjen për punën e tij në “Dear Basketball” (2017), me regji të Glen Kean dhe me një kolonë zanore nga John Williams.

Filmi me metrazh të shkurtër me atletin mori titullin ‘filmi më i mirë me metrazh të shkurtër’.

Carl Weathers

Carl Weathers

Apollo Creed i përjetshëm në sagën “Rocky” dhe Dillon në “Predator”, Carl Weathers (1948-2024) është një legjendë e vërtetë e filmit aksion. Vitet e fundit, para se të ndërronte jetë fatkeqësisht më 1 shkurt të këtij viti, ai shkëlqeu sërish me performancën e tij në “The Mandalorian”, serial në të cilin luajti Greef Karga.

Përpara se të bëhej një ikonë globale në film dhe televizion, Weathers luante futboll profesionalisht për Oakland Raiders të NFL, tani Las Vegas Raiders.

“Rocky”, një nga filmat dhe saga më të njohura të të gjitha kohërave me bazë sportive, fitoi tre ‘Oscar’, në kategoritë e ‘filmit më të mirë’, ‘regjisorit më të mirë’ dhe ‘montazhës më të mirë’.

Mickey Rourke

Mickey Rourke

Ish-boksieri, Mickey Rourke, doli në ring disa herë profesionalisht, por mjekët e këshilluan që të ndalonte boksin për shkak të tronditjeve.

Gjatë viteve 1990, ai ishte në gjendje të ndiqte interesin e tij në aktrim dhe film. Ai nuk fitoi ‘Oscar’, por ia vlen të kujtojmë se u nominua për rolin e tij në ‘The Wrestler’.

Edhe pse nuk e fitoi statujën, ai mori një çmim tjetër: ‘Globin e Artë’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh

R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Kalo në kategori