LAJMI I FUNDIT:

Armend Thaqi: Jemi gati për të dhënë gjithçka për kualifikim, motivimi  është në maksimum

Armend Thaqi: Jemi gati për të dhënë gjithçka për kualifikim, motivimi  është në maksimum

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi në një prononcim për Telegrafit ka treguar se ai dhe ekipi i tij ndihen gati për ndeshjen e dytë ndaj Ludogoretsit në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Ballkani luan sot (e mërkurë) në udhëtim te Ludogoretsi, në ndeshjen e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Huvepharma Arena” të Razgradit, me fillim nga ora 20:00.


Kampioni i Kosovës ka fituar me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrrit” ndaj Ludogoretsit takimin e parë ndaj Ludogoretsit, të zhvilluar javën e kaluar dhe është gati për të shkruar historinë.

Ballkani kërkon të arrijë atë që nuk e ka arritur asnjë skuadër nga Kosova
Lexo po ashtu Ballkani kërkon të arrijë atë që nuk e ka arritur asnjë skuadër nga Kosova

Asnjë skuadër nga Kosova nuk ka luajtur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe Ballkanin synon lavdinë ekipore dhe shtetërore.

I këtij mendimi është edhe ylli i therandasve, Armend Thaqi, i cili ka treguar se janë të motivuar dhe të gatshëm për të dhënë gjithçka për të arritur në raundin e dytë, pasi një rast i tillë nuk vjen shpesh.

“Jemi plotësisht gati me dalë në fushë dhe të dhënë gjithçka për kualifikim tutje”, ka thënë fillimisht Thaqi për Telegrafin.

“E dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë sepse skuadra kundërshtare ka shumë cilësi dhe janë të fortë, mirëpo e pamë në Prishtine që edhe ne mund të përballemi me ta”.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit në përballjen me Ludogoretsin
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Ballkanit në përballjen me Ludogoretsin

“Motivimi është në maksimum sepse jemi në një moment që nuk na vjen shpesh dhe dëshirojmë ta shfrytëzojmë që të kalojmë tutje në garën më të madhe evropiane”, përfundoi lojtari më i mirë i vitit 2022 në Kosovë.

Ndryshe, nëse Ballkani kalon tutje në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, aty do të përballet me fituesin e sfidës mes Olimpija Lubljanes dhe Valmieras. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori