LAJMI I FUNDIT:

Armend Thaqi ftohet për të qenë pjesë e Kosovës

Armend Thaqi ftohet për të qenë pjesë e Kosovës
(Foto: Facebook/Armend Q. Thaqi)

Armend Thaqi është futbollisti i radhës nga Superliga e Kosovës që ftohet për të qenë pjesë e Përfaqësueses Dardane.

Pas Mirlind Dakut, ai është një tjetër lojtar i Ballkanit që është ftuar ta përfaqësojë Kosovën në ndeshjet ndërkombëtare.


Thaqi është ftuar të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e fundit të kësaj faze në Ligën e Kombeve, kundër Moldavisë që zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Herolind Shala dhe Bersant Celina ishin pjesë e stërvitjeve në ‘Fadil Vokrri’
Lexo po ashtu Herolind Shala dhe Bersant Celina ishin pjesë e stërvitjeve në ‘Fadil Vokrri’

“Të dashur tifoz, Armend Thaqi është lojtari i radhës i ftuar nga Kombëtarja A për takimin e nesërm ndaj Moldavisë”.

“SuperThaqi shume suksese, Unë biri Yt Kosovë. Na priftë e mbara Kosova jonë”, shkruan në njoftimin e klubit nga Suhareka në Facebook. /Telegrafi/