LAJMI I FUNDIT:

Armando Sadiku: De Biasi ma sugjeroi Levanten

Armando Sadiku: De Biasi ma sugjeroi Levanten

Do të mbajë fanellën me numrin 7, si Ronaldo te Reali, detaj i dobishëm për të kuptuar rëndësinë që i jepet një lojtari të ri.

Me spanjishten që ka ende nevojë për stërvitje, Armando Sadiku bëri prezantimin zyrtar me Levanten, duke e nisur që nga një përshkrim i karakteristikave të tij.


“Jam një sulmues zone, e vërteta është që zona është vendi ku unë ndihem më mirë, në të njëjtën kohë më pëlqen edhe të kthehem, apo të dal në krahë, djathtas apo majtas, por kryesisht më pëlqen të jem në zonë”, ka thënë Sadiku.

26-vjeçari më pas dha edhe përshtypjet e para në lidhje me skuadrën e tij të re duke u shfaqur optimist në lidhje me shanset që i hapen në një skuadër si Levante.

“Kam parë gjëra të mira gjatë këtyre 3 ditëve në stërvitje. Jam shumë i kënaqur pasi kemi lojtarë që mund të më çojnë te goli me asistet e tyre. Më duhet të përshtatem me ritmin dhe stilin e shokëve të skuadrës, por më ka surprizuar kualiteti që ka ky ekip, këta lojtarë dhe besoj se mund të bëjmë shumë mirë bashkë”, është shprehur ai, transmeton SS.

Në fund edhe një detaj interesant, komunikimi me ish trajnerin e kombëtares De Biasi, që më parë ka drejtuar edhe Levanten dhe këshilla e teknikut italian.

“Më ka folur shumë mirë për këtë klub. Ai ka qenë këtu trajner, më tha që është një klub i vogël, por si një familje, dhe për mua që jam një person shumë i ndjeshëm do të ishte klubi perfekt. Më tha të vija këtu pa hezituar dhe e vërteta është që në tre ditët e para që kam qenë këtu më ka rezultuar saktësisht siç më ka thënë De Biasi”, ka thënë Sadiku.

Levante prezantoi njëkohësisht me Sadikun edhe 6 lojtarë të tjerë por siç shkruajnë mediat spanjolle vetëm njëri prej tyre mund të luajnë në sfidën e së shtunës ndaj Realit të Madridit, Coke Andujar, ndërkohë që Sadiku apo Pazzini mund të jenë prezent në listën që do të bëjë publike trajneri Juan Ramon Lopez Muniz.

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori