LAJMI I FUNDIT:

Arion Balluku i tregon Bashkimit çka ka humbur, super performancë nga “playmakeri” kosovar i të ardhmes

Arion Balluku i tregon Bashkimit çka ka humbur, super performancë nga “playmakeri” kosovar i të ardhmes

“Playmakeri” ndër më të talentuarit kosovar, Arion Balluku, ka treguar edhe një herë kualitetet e tij, pikërisht në ndeshjen ndaj ish klubit të tij në palestrën ku është rritur, ndaj KB Bashkimit në Prizren.

Balluku i cili vjen nga Prizreni dhe jeton në Prizren, është rritur në akademinë e Bashkimit, por për shkak të ndryshimeve në klub këtë sezon klubi vendosi të mbajë të huajt dhe të mos u besojë talentëve të vet, siç është Balluku apo edhe Valon Bunjaku.


Tregimi për Ballukun është interesant – ai është dashuruar në një vend vetëm 35 kilometra larg Prizrenit dhe këtë nuk e kishte pritur kurrë.

Arion Balluku, playmakeri prej më të talentuarve nga Kosova. Ai ishte reprezentues i Kosovës në kategoritë e reja!

Që prej se u bë pjesë e historisë së KB Rahovecit duke qenë fundamental në hyrjen historike të klubit të Rahovecit në Superligë, djaloshi 20 vjeçar nga Prizreni ka treguar gjatë verës edhe për përfaqësuesen e të rinjve të Kosovës se është e ardhmja e Kosovës në pozitën e tij, duke shkëlqyer edhe pse i lënduar.

Edhe pse i mungoi besimi i plotë i trajnerit Jeton Nixha te KB Rahoveci, trajner ky që i besoi me të drejt eksperiencës së Muhamed Hasanit, Balluku sa herë kishte rastin, herë si startues e herë nga stoli, shfaqi performanca fenomenale.

“Playmakeri” kosovar një nga paraqitjet më të mira të sezonit zhvilloi pikërisht ndaj klubt ku është rritur si lojtar, KB Bashkimit, duke realizuar plot 21 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime me çka bëri përpjekje për një kthesë dhe për një fitore gjatë takimit, por që nuk ishte e mjaftueshme pasi bashklojtarët nuk ishin në ditën më të mirë të tyre dhe Bashkimi triumfoi lehtësisht.

Kjo fitore e Bashkimit nuk do të jetë vetëm fitore në parket, apo fitore për tabelë, por një fitore edhe më e madhe që është momenti i fundit që të ri-konsiderojë qasjen ndaj talentëve të klubit, të cilët po shkëlqejnë në klube tjera me performanca fenomenale.

Koha kur Balluku luajti për ekipin e qytetit të tij, Bashkimin. Të mërkurën ai regjistroi 21 pikë, 6 kërcime e 6 asistime kundër klubit të qytetit, duke i treguar të gjithëve potencialin e tij dhe çka humbi klubi prizrenas. Ai është vetëm 20 vjeç!

Vet Balluku refuzon të flasë për të ardhmen e tij, ndonëse thotë se ndihet komod në Rahovec, ku shpesh herë thotë se ka respekt të jashtëzakonshëm nga të gjithë njerëzit me të cilët ndërtuan edhe storien e hyrjes në Superligë së bashku.

Por, klubet e Superligës do të jenë tejet të interesuara për lojtarin qysh gjatë janarit, e sidomos Bashkimi, që tash i janë larguar Kejuan Johnson dhe Ermin Jazvin, dy lojtarë shumë kualitativë.

Edhe pse do të jetë e vështirë të bindet që Balluku të kthehet te Bashkimi, apo të shkojë te ndonjë klub i Superligës për shkak të siç ka pohuar gjithmonë “dashurisë” ndaj qytetit të Rahovecit dhe klubit e bashklojtarëve aty, Bashkimi ashtu si klubet tjera nuk do të ndalin përpjekjet për të, sidomos nëse performancat e tij vazhdojnë të jenë të tilla edhe në vazhdim të sezonit, pasi është pikërisht performanca ndaj klubit ku është rritur, Bashkimit, ajo me të cilën vet 20 vjeçari e ka vënë vulën dhe ka demantuar kritikët e basketbollit kosovar, se ai është ‘playmakeri’ vendor ndër më të talentuarit në Superligë, në mos më i talentuari! /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori