LAJMI I FUNDIT:

Arijan Ademi drejt largimit nga Dinamo Zagreb, pas tij tri klube ruse

Arijan Ademi drejt largimit nga Dinamo Zagreb, pas tij tri klube ruse
Arijan Ademi te GNK Dinamo Zagreb . (Foto: Dan Mullan/Getty Images)

Dinamo është i gatshme të lirojë kapitenin e saj, Arijan Ademin për 4 ose 5 milionë euro kompensim.

Arijan Ademi duket se do t’i jap lamtumirën Maksimirit, pas dhjetë vitesh të kaluara në klubin e Dinamos.


Janë ekipet ruse të kategorisë së parë nga Moska si CSKA, Spartak dhe Lokomotiva – që janë të interesuar për shqiptarin e Dinamos.

Arijan Ademi (Foto: Clive Brunskill/Getty Images)

Dinamo raportohet se është e gatshëm të lëshojë mesfushorin e tyre me përvojë, por me kompensim të duhur.

Mësohet se “blutë” kërkojnë nga 4 deri në 5 milionë euro që nuk janë shumë problem për klubet ruse. /Telegrafi/