LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande vë në pah tatuazhet

Ariana Grande vë në pah tatuazhet
Ariana Grande (Foto nga Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja amerikane, Ariana Grande, së fundmi ka treguar se ‘dashuron’ tatuazhet.

Ajo deri më të tani e ka fshehur një gjë të tillë, pasi nuk i ka zbuluar të gjitha tatuazhet që ndodhen në trupin e saj, shkruan Daily Mail.


Përmes rrjetit social Instagram, krijuesja e hitit “Thank You” ka postuar një fotografi tërheqëse, teksa vërehet krahu i saj i mbushur me vizatime.

Në të vërehet se 26-vjeçarja ka një llojllojshmëri tatuazhesh, duke përfshirë dy flutura, shkrime japoneze dhe një portret të Pokemon.

Tatuazhin e parë ajo e bëri në vitin 2012, kur ishte vetëm 19 vjeçare dhe ishte një zemër e vogël në gishtin e këmbës.

Në trupin e saj gjendet edhe një i tillë kushtuar ish- të dashurit Ricky Alvares, me të cilin atëherë kishin vendosur të bënin nga një shenjë në gishtërinjtë e tyre. /Telegrafi/