Ariana Grande ngjall shqetësim me kockat e dukshme të gjoksit në videoklipin e ri muzikor, fansat e quajnë shqetësuese gjendjen e saj

Ariana Grande ka publikuar videoklipin e ri të këngës “Hate That I Made You Love Me”, projektin e parë nga albumi i saj i ardhshëm “Petal”, që pritet të dalë më 31 korrik.
Megjithatë, përveç muzikës dhe konceptit artistik, vëmendjen e publikut e ka tërhequr paraqitja e këngëtares.
Në videoklip, 32-vjeçarja shfaqet me një fustan të verdhë pa mëngë, ndërsa protagonisti i historisë është aktori Justin Long, shkruan DailyMail.

Projekti sjell një atmosferë të errët dhe elemente thriller, duke treguar historinë e një burri të përndjekur nga kujtimet dhe ndjenjat e së kaluarës.
Pas publikimit, rrjetet sociale u mbushën me reagime të ndryshme nga fansat. Disa prej tyre shprehën shqetësim për pamjen fizike të artistes, ndërsa të tjerë e mbrojtën, duke kritikuar komentet që fokusohen te trupi i saj në vend të punës artistike.

Debati riktheu në vëmendje deklaratat e mëparshme të Ariana Grande, e cila ka folur hapur kundër komenteve për trupin dhe kulturës së turpërimit të pamjes fizike.
Këngëtarja ka theksuar më herët se është “më e shëndetshme se kurrë”, duke u bërë thirrje njerëzve të tregojnë më shumë kujdes kur komentojnë mbi pamjen e të tjerëve.
Pavarësisht diskutimeve, videoklipi dhe kënga e re kanë tërhequr interes të madh nga fansat, duke shënuar nisjen e një epoke të re muzikore për yllin e popit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com




















































