Është raportuar se në rrugë është gjetur një grua pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40, në Prizren.


Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

"Prizren/ 01.06.2026 - 10:40. Njësitet relevante policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare.Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion", thuhet në raport. /Telegrafi/