LAJMI I FUNDIT:

Ari Blue: Suksesi nuk do të mungojë, nëse çdo artist e bën punën e tij me përkushtim dhe dashuri

Ari Blue: Suksesi nuk do të mungojë, nëse çdo artist e bën punën e tij me përkushtim dhe dashuri

Këngëtarja e re Ari Blue ka pak ditë që ka prezantuar projektin e saj më të fundit “Liar”, i cili është pritur mirë nga publiku.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë shumë e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme, duke u munduar të jetë sa më pranë fansave.


Në një intervistë për Telegrafin, këngëtarja ka folur së fundmi rreth projektit të saj më të fundit.

“‘Liar’ është titulli i këngës sime të fundit që në shqip d.m.th ‘gënjeshtar’. Megjithëse kënga është në gjuhën shqipe është zgjedhur fjala ‘Liar’ për titull pasi është kryefjalë e refrenit dhe është përdorur për shkak të rimës që krijon në tekst. ‘Liar’ rrëfen një lidhje dashurie të dështuar… Më ka pëlqyer ky projekt shumë dhe kam punuar me dëshirë më të, ndoshta ky është një faktor që po pëlqehet edhe nga publiku. Mendoj që çdo artist nëse e bën punën me përkushtim dhe dashuri suksesi nuk do të mungojë”, ka thënë Ari Blue për Telegrafin.

Ari Blue (Foto: Instagram)

Në vazhdimin e bisedës, ajo ka treguar nëse kënga “Liar” është dedikim për dikë në veçanti.

“Nuk ia kam dedikuar askujt në mënyrë specifike. Tematika është zgjedhur Ardi (njëri nga autorët e tekstit) dhe flet për një dashuri që ka mbaruar si pasojë e gënjeshtrave, mbase edhe dikush mund ta gjej veten brenda sa (qesh)”.

Ari Blue është një artiste e re mjaft e pëlqyer, gjersa e pyetur për suksesin e arrirë, këngëtarja u shpreh se ndjehet mjaft e lumtur që publiku po e pëlqen muzikën e saj.

“Kjo më shtyn të punojë më shumë që të jem sa ma afër atyre që pëlqejnë këngët e mia. Kuptohet që secila artiste ndihet e nderuar dhe e lumtur kur e ka përkrahjen e atyre që e mbështesin fort, që në këtë rast janë adhuruesit e këngës”, thotë Ari Blue.

Ari Blue (Foto: Instagram)

Tutje, ajo ka treguar se sa vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

“Po, jam e angazhuar në koncerte dhe kam shumë ftesa brenda dhe jashtë Kosovës. Së fundi isha pjesë e koncerteve në Londër dhe Gjermani disa herë. Nuk kam mundur t’i përgjigjem pozitivisht të gjitha ftesave për shkak të angazhimeve sa I përket projekteve, të cilat kërkonin angazhim maksimal duke nisur nga studio e regjistrimit e deri te realizimi i spotit. Sapo është lansuar ‘Liar’, dhe këngës tani për tani i duhet pak kohë për të arritur te secili që pëlqen atë. Projektet e radhës i kam pothuajse gati, por modalitetet e tyre ende janë në përpunim. Nga fillimet e mia ka pasur bashkëpunëtorë të shumtë, ndërsa sa i përket projekteve të përbashkëta muzikore kam pasur disa propozime, por ende nuk kam ndarë mendjen për to. Ajo që mund të them është se jam e hapur për bashkëpunim. Mjafton që projekti të jetë i pranueshëm për të dy interpretuesit. Besoj së shpejti do të shihemi me ndonjë bashkëpunim”, ka treguar këngëtarja e re.

E pyetur rreth jetës private, ajo tha se nuk parapëlqen të flasë shumë, ndërsa ka zbuluar se vazhdon ende të mbetet beqare.

“Nuk parapëlqej shumë të flas për jetën private pasi e çmoj shumë privatësinë. Ende jam single por kam një rreth familjar dhe shoqëror që më bën të ndihem shumë mirë”, ka përfunduar Ari Blue. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori