LAJMI I FUNDIT:

Argjentinë – Meksikë, formacionet zyrtare – Scaloni me disa ndryshime

Argjentinë – Meksikë, formacionet zyrtare – Scaloni me disa ndryshime

Përfaqësuesja e Argjentinës dhe ajo e Meksikës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë të Grupit C në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Albiceleste do të ndeshen me meksikanët në takimin që pritet të zhvillohet nga ora 20:00 në Lusail Iconic Stadium.


Ekipi i Lionel Scalonit vjen në këtë ndeshje pas humbjes befasuese nga Arabia Saudite dhe synon t’i kthehet fitores për të mos rrezikuar kualifikimin.

Në anën tjetër, ekipi i Tata Martinos ka barazuar ndeshjen e parë dhe synon të vazhdoj me rezultate pozitive.

Scaloni ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime nga ndeshja e parë, ndërsa Martino starton me më të mirët.

Argjentina: E. Martinez; Montiel, Otamendi, Lisandro Martinez, Acuna; De Paul, Guido Rodriguez, Mac Allister; Di Maria, Messi, Lautaro Martinez

Meksika: Ochoa; K.Alvarez, Araujo, Moreno, Montes, Gallardo; Guardado, Herrera, Chavez; Lozano, Vega.

/Telegrafi/